PRISHTINË, 30 Maj/ATSH/.- Presidenti Hashim Thaçi pëkujtoi sot në 19 vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt. Vitet shkojnë, por kujtimi për heronjtë do të jetë i përhershëm. Ideali i gjeneralit Rasim Kiçina dhe i qindra e mijëra heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne në forcimin e shtetit tonë”, shprehet Thaçi.
Në nder të dy heronjve sot është organizuar akademi përkujtimore nën kujdesin e kryeministrit Ramush Haradinaj./Kosovapress/k.s/



















