Ballina Aktualitet

Beteja e opozitës të largojë qeverinë

TIRANË, 30 maj /ATSH- I. Vata/ – “Beteja e opozitës nuk është vetëm kundër ministrit të Brendshëm, por për të larguar qeverinë që po pengon integrimin e Shqipërisë në BE vetëm për të mbrojtur Agron dhe Fatmir Xhafaj dhe liruar Tahirin, deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka  vizituar sot në Spitali Ushtarak, minatorin e plagosur në Bulqizë, Selim Zeneli.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se gjendja e minatorit duke e mirë dhe mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm.

Basha theksoi se ministri Damian Gjiknuri është përgjegjës për vdekjet e 40 minatorëve gjatë 5 viteve të qeverisjes socialiste.

“Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë, vjen pas një sërë aksidentesh që kanë kushtuar jetë e 7 minatorëve në pak muaj. Katër minatorë kanë qenë bashkëqytetarë tanë dhe katër minatorë kanë qenë kinez, që kanë vdekur  në pak muaj në minierat e Bulqizës. Këto janë faturat dhe kostot e korrupsionit qeveritar, të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeveri të Damian Gjiknurit të cilit i është mbyllur goja me milionat e minierës së kromit, i cili është përgjegjës kryesor për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve të qeverisjes socialite”, tha Basha

“Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kjo duhet të ndalët dhe që të ndalet duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni. Ashtu, si krimi ka marrë peng ministrin e Brendshëm që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn, ashtu mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit kanë marrë peng Arben Ahmetaj, Damina Gjiknuirin”, tha ai.

Basha tha se “ndaj sot është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojmë se ka ardhur koha të flakim tutje këtë qeveri sepse nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve, por interesat e mafies dhe që është pengesa për jetë më të mirë të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë europiane” .

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë leje e re ndërtimi për 341 subjekte që nuk kanë legalizuar pallatet
Artikulli tjetër“Don Kishoti” përfaqësimi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave