PRISHTINË, 30 Maj/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, zhvilluan një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Gjatë takimit Thaçi e falënderoi presidentin Bellen, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike, që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
“Austria është një partner i fuqishëm europian i Kosovës”, theksoi Thaçi.
Nga ana tjetër, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, u shpreh se “Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij”./k.s/