TIRANË, 28 maj/ATSH/- Në katërmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 77.6% të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në katër mujorin e parë 2018, sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) është 772.519 duke u rritur me 10.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Krahas numrit të pasagjerëve edhe numri i fluturimeve rezultoi me rritje prej gati 8% këtë periudhë, krahasuar me katër mujorin e parë 2018. Gjithsej janë kryer 7 416 fluturime.
Ndërkohë, sipas INSTAT-it, në periudhën janar-prill 2018 numri i udhëtarëve që zgjodhën linjën detare u ul me 17.1% krahasuar em 4-mujorin e parë të vitit 2017. Gjithsej përmes detit udhëtuan 207.341 pasagjerë.
/a.gjonaj/ /a.g/











