TIRANË, 28 Maj/ATSH/ -Kualifikimi në Champions League i Interit duhet të shoqërohet me një merkato verore të denjë për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Për këtë drejtuesit e Interit po mendojnë për një merkato të fuqishme për t’i dhënë trajnerit Spalleti një skuadër sa më kompetitive.
Sipas La Gazzetta dello Sport, janë dy emra që cilësohen si objektivat kryesorë të klubit zikaltër duke parë edhe dëshirat e trajnerit Spalletti.
Ata janë sulmuesi italian i Fiorentinës, Chiesa dhe mesfushori belg i Totenhamit, Dembele. Dy objektiva mjaft të vështirë për t’u arritur, por klubi zikaltër është i vendosur për të ndërtuar një ekip sa më cilësor në sezonin e ardhshëm.
/gj.m/ /a.g/








