ITALI – Mattarella ngarkon Carlo Contarellin për formimin e qeverisë

ROMË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella ngarkoi sot Carlo Cottarelli, një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të formuar një qeveri teknike, njoftoi presidenca.

“Presidenti, Mattarella priti Cottarellin, të cilit i kërkoi të formojë një qeveri”, njoftoi para shtypit sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti, në përfundim të një takimi mes presidentit italian, Sergio Mattarella dhe Carlo Cottarellit.

Bashkimi Europian kërkoi sot krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe proeuropiane në Itali, pas vetos së vendosur nga presidenti italian, Sergio Mattarella për një qeveri populiste qartësisht euroskeptike.

“Ne shpresojmë se do të arrihet shumë shpejt në një qeveri të qendrueshme dhe proeuropiane në Itali”, deklaroi sekretari gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.