Ballina Ekonomi

200 të punësuar në 4 muaj në Kukës

TIRANË, 27 maj/ATSH/- Në qarkun e Kukësit janë punësuar rreth 200 persona gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, ndërkohë pranë zyrave të punës janë 240 vende të lira pune të deklaruara.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit të qarkut të Kukësit, Ledian Halilaj në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se nga numri total i të punësuarve gjatë periudhës janar-prill, 36 prej tyre janë kanë qenë pjesë e ndihmës ekonomike por pas zbatimit të skemës së re kanë dalë prej saj.

Sipas Halilajt, numri i punëkërkuesve të regjistruar është 6757. Nga totali i punëkërkuesve të regjistruar pranë zyrave të punës në tre bashkitë e këtij qarku, Kukës, Tropojë dhe Has, 36 prej tyre janë orientuar drejt formimit profesional.

/a.gjonaj//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFund radhëve me e-kioskat, 1745 qytetarë tërhoqën dokumentet në 5 ditë
Artikulli tjetërANTROPOLOGJI – Në kërkim të origjinës së inkasve falë gjenetikës