TOKIO, 26 maj /ATSH-AFP/ – Kompania e njohur japoneze e prodhimit të makinave ”Toyota” njoftoi sot objektivin për të rritur shitjen e makinave me hidrogjen në të paktën 30 000 njësi në vit pas 2020, ndërkohë që vetura e saj “Mirai” është shitur vetëm në 3 000 njësi vitin e kaluar.
Për të arritur këtë objektiv, gjiganti i makinave japoneze do të ndërtojë një uzinë të re për të rritur prodhimin në seri të baterive si dhe të një linje të re në një uzinë ekzistuese për prodhimin e serbatorëve me hidrogjen të presionit të lartë.
“Këto dy qendra do të fillojnë operacionet e tyre në vitin 2020″, theksoi ”Toyota” në një komunikatë.
Prodhuesi japonez është pioner botëror i makinave me bateri të ushqyera me hidrogjen, avantazhi më i madh i të cilave është të mos lëshojnë asnjë substancë ndotëse kur ato ecin.
”Mirai” ka njohur një sukses modest, veçanërisht për shkak të çmimit, dy herë më të lartë se ai i një veture elektrike dhe nga mungesa e karikuesve elektrikë.
“Por, shitjet po rriten në mënyrë progresive”, nënvizoi ”Toyota”.
Ato kanë arritur nga rreth 700 njësi në 2015 në rreth 2 000 në 2016 dhe në 3 000 në 2017.
”Mirai” është sot i disponueshëm në 11 vende (Japoni, SHBA dhe nëntë vende europiane) dhe grupi shpreson të shitet në rajone të tjera të botës./ /ec/ a.jor.






















