TIRANË, 22 maj/ATSH/- Kompensimi, që personi i tatueshëm, blerës, i ka paguar shitësit, prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm blerës dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura, sipas datës.
Fatura, duhet të përmbajë dhe të plotësohet me të gjitha të dhënat e kërkuara sipas rubrikave të përcaktuara.
Nëse fatura nuk përmban të dhënat e plota dhe të sakta, si dhe nuk përmban shënimin “vet faturim i TVSH-së sipas regjimit për kompensim të fermerit”, personi i tatueshëm blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin e paraqitur në të dhe detyrohet të paguajë dënimin për faturë tatimore të parregullt në përputhje me ligjin në fuqi “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Personi i tatueshëm blerës, nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20% të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, apo nëse ky likuidim i faturës, nuk është kryer nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare.
Blerësit, nuk i njihet si e zbritshme, TVSH-ja e kompensuar sipas kësaj skeme për produktet e blera nga fermerët të cilat dëmtohen, prishen, duke u bërë të papërdorshme prej tij.
Personi i tatueshëm, blerës, me qëllim që të ketë të drejtën e zbritjes së normës së kompensimit të TVSH-së të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar, për transaksione mbi 30 mijë lekë, është i detyruar të kryejë likuidimin e vlerës së faturës nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare ose nëpërmjet bankës, nëse vlera e transaksionit nuk e kalon shumën prej 150 mijë lekësh dhe nëpërmjet likuidimit nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, për transaksione, vlera e të cilit është më e madhe se 150 mijë lekë.
Për transaksione, sipas vlerës totale të faturës deri në 30 mijë lekë, likuidimi me para në dorë vërtetohet me dokumentet përkatëse të kontabilitetit për dokumentimin e pagesave, duke pasur parasysh kushtin se brenda së njëjtës ditë, me të njëjtin fermer, nuk lejohet të kryhet më shumë se një transaksion deri në këtë vlerë.
Personi i tatueshëm blerës, i cili eksporton produkteve e blera nga fermerët, për qëllime të rimbursimit të TVSH-së u nënshtrohet rregullave të përcaktuara me vendim qeverie.
Personat e tatueshëm blerës, të cilët karakterizohen me risk zero sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave, rimbursohen për TVSH-në, automatikisht, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
/a.gjonaj/ /a.g/











