Posted by Krislen Keri on 22.05.2018
TIRANË, 22 maj/ATSH/ – Shqipëria do të lidhet nga sot me Izraelin përmes kompanisë ajrore shqiptare “Albawings”, ndërsa nga muaji qershor do të nisë operimin edhe kompania izraelite “Israir”.
Operimi i këtyre dy kompanive hap një kapitull i ri në shkëmbimit ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve”. Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar Krislen Keri bëri të ditur se nisi sot fluturimi i parë Tiranë – Tel-Aviv nga kompania shqiptare “Albawings”.
Keri e ka cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në aeroportin tonë “Nënë Tereza”.
Ai informoi se muajin që vjen do të nisë operimin edhe kompania izraelite “Israir”.
/a.gjonaj/ /a.g/





















