Ballina Bota

ATHINË – Anarkistët sulmojnë Këshillin grek të Shtetit

ATHINË, 22 maj /ATSH-ANA/ – Të paktën 70 anarkistë të grupit ”Ruvikonas” sulmuan ndërtesën e Këshillit të Shtetit, që ndodhet në mes të kryeqytetit grek, duke shkaktuar dëme në hyrjen e godinës.

”Grupi anarkist theu xhamat e disa dritareve, ndërkohë që hodhi edhe bojë në drejtim të godinës”, sipas policisë greke.

”Gjatë kohës së sulmit, Këshilli grek i Shtetit ishte në një takim kushtuar sistemit të siguracioneve sociale të vendit”, shtoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFurnizim me ujë për 24 orë në Gjirokastër
Artikulli tjetërFOTO/ Prishtina destinacioni i ri për adhuruesit e udhëtimeve