Ballina Kosova

Thaçi kujton heroin Arben Haliti

PRISHTINË, 21 Maj/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujtoi sot heroin Arben Haliti, në 20 vjetorin e rënies.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kreu i shtetit shprehet se “Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”. /KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVENEZUELË – Maduro fiton zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërBujar Qamili solli këngën qytetare shkodrane për publikun e kryeqytetit