TIRANË, 21 maj/ATSH/ – Investimet e kryera në pajisje dhe laboratorë modernë, qendra shëndetësore, kanë shmangur infeksionet post-operatore të shkaktuara nga mungesa e sterilizimit dhe laboratorë modernë.
Kryeministri Rama tha se vendi ndodhej në një situatë ku nga shifrat ka rezultuar se nga 50 mijë operacione të kryera në vit, ne kemi patur infeksionet më të larta në të gjithë rajonit.
Ai iu përgjigj kritikëve lidhur me partneritetin publik-privat duke thënë se shteti në mungesë të këtyre lekëve bashkëpunon me privatin dhe sipas tij nuk bëhet fjalë për 60 milionë euro që nuk janë dhënë me një dorë, por bëhet fjalë për 10 vite. Sipas Kryeministrit, këto para kanë shkuar për laboratorë modernë, pajisje”.
“Ne kishim një situatë që në 50 mijë operacione në vit, ne kishim infeksionet më të larta në të gjithë rajonit. Falë investimit, ka një rënie të ndjeshme post-operatore”, – tha Rama.
Janë plot 380 qendra shëndetësore që bëjnë kontroll shëndetësor bazë dhe është i gjithë rrjeti i investuar me laboratorë me standarde më të larta europiane. Falë këtyre ndërhyrjeve ka një rënie te ndjeshme të infeksioneve post-operatore.
z.tosku/ /a.g/











