TIRANË, 21 maj/ATSH/- Muajin e ardhshëm do të nisin rikonstruksionin 52 shkolla në të gjithë vendin, ku pjesë e këtyre të fundit do të jenë edhe shkollat e Gjirokastrës.
Rindërtimi i shkollave do të nisë nga ato profesionale duke vazhduar më pas me shkollat e mesme edhe në Këlcyrë, Përmet dhe me shkollat në të gjithë qarkun.
“52 shkollat nisin rindërtimin muajin e ardhshëm ku pjesë është edhe Gjirokastra. Dua të përmend ndër të tjera edhe rindërtimin e shkollës profesionale, duke vazhduar me shkollat e mesme në Këlcyrë, Përmet dhe me shkollat në të gjithë qarkun. /z.tosku/ /r.e/























