SOFJE, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Për Ballkanin Perëndimor nuk ka të ardhme tjetër përveç asaj të Bashkimit Europian, deklaroi në fjalimin e tij në samitin e Sofjes, presidenti i Këshillit Europian, Donald Trusk.
”Nuk ekziston një plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë e integruar e Europës dhe ju i përkisni komunitetit tonë’’, – theksoi ai.
Sipas tij, të gjitha vendet në këtë samit bënë një hap të rëndësishëm në udhëtimin drejt Europës dhe se nuk shikonte të ardhme tjetër për këto jashtë Europës.
”Anëtarësimi i këtyre vendeve është një prioritet maksimal për ne, për këtë gjë kemi vendosur që të takohemi në Kroaci pas dy vitesh”, – theksoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Trusk./ /os/ a.jor.













