UASHINGTON, 17 maj /ATSH-AFP/ – Me afrimin e takimit me Kim Jong Un, Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se modeli libian për denuklearizimin nuk ishte në asnjë rast i duhuri për gadishullin korean.
”Modeli libian nuk është aspak ai që kemi në mendje”, u shpreh ai, duke dalë kundër këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, i cili konfirmoi disa ditë më parë se këtij modeli i ishte referuar administrata për negociatat e ardhshme, gjë që shkaktoi indinjatën e Phenianit./
/v.b/






















