Ballina Bota

KINEMA – Vdes Lucian Pintilie, kineasti i njohur i ndaluar nga regjimi komunist

BUKURESHT, 17 maj /ATSH-AFP/ – Regjisori dhe kineasti rumun, Lucian Pintilie, i cili mërgoi në Francë pasi u ndalua nga regjimi komunist, vdiq dje në moshën 84-vjeçare, njoftoi spitali, Elias i Bukureshtit.

Regjisor i angazhuar, Lucian Pintilie mishëroi kinemanë rumune përgjatë 30 viteve, para se një valë tjetër e kineastëve të rinj, që ai kishte frymëzuar, të ishin të destinuar për skenën ndërkombëtare.

Ai mori në vitin 1998 çmimin special të jurisë në Mostran e Venecias për filmin “Terminus paradis”, ndërkohë që “Një verë e paharrueshme” (1994) dhe “Shumë vonë” (1996) u prezantuan për konkurrim në festivalin e Kanës.

Në vitin 1973, ai largohet nga Rumania dhe vendoset në Francë, ku ngjiti në Teatrin e Qytetit të Parisit pjesë nga Çehov, Jonesko, Gorki, Ibsen, Pirandelo dhe Strindberg./
/ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, strategji të qartë dhe të mirëstrukturuar për mbështetjen e diasporës
Artikulli tjetërElton John do të këndojë në dasmën mbretërore