Ballina Aktualitet

Ironia e Kryeministrit mbi akuzat e PD sot

TIRANË, 17 maj/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike me ironi dhe sarkazëm, duke publikuar po në të njëjtën ditë me opozitën, videon e Albert Veliut, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”.

Reagimi i Kryeministrit ka ardhur në rrjetet sociale duke ironizuar Partinë Demokratike dhe qëndrimin e saj duke shkruar “se nëse ky nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët”.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, Shkruan kryeministri Rama.

Ai e ka shoqëruar postimin e tij me videon e dëshmitarit X, ku ky i fundit rezultoi i rremë në dëshmitë e tij dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së kërkoi vënien përpara përgjegjësisë të tij dhe kryetarit të PD-së, si regjisor i inskenimit të rremë.

z.tosku//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Athina arrin marrëveshjen përfundimtare për daljen nga programi i ndihmës financiare
Artikulli tjetërPHENIAN – Koreja e Veriut refuzon bisedime të reja me Seulin pa përmirësimin e situatës