Ballina Lajme nga Vendi

FOTO- Harry dhe Meghan, veshjet perfekte për dasmën e vitit

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.- Rritet tensioni për Dasmën Mbretërore; më 19 maj Harry dhe Meghan do të thonë po dhe ne po presim me padurim orën e atij momenti. Jemi aq shumë entuziastë saqë duhet të nisim të ëndërrojmë me sy hapur dhe të vihemi në rolin e të ftuarve.

Pikërisht kështu, për lojë menduam; por nëse do të merrnin ftesën më të dëshiruar të vitit, kush do të ishte veshja e përshtatshme për këtë rast, për të qenë vërtet në lartësinë e duhur?

Martesat “normale” kanë rregullat e tyre, imagjino një ceremoni mbretërore me prezencën e Mbretëreshës Elisabetta II. Jo të zezë, as të kuqe dhe jo minifunde, ndërsa është  detyrim kategorik: kapelja dekorative që i bën britaniket të njohura që në shikimin e parë.

Nga kapelja tek këpucët, nga fustani tek çanta, zbuloni cilat janë sipas nesh kombinimet e duhura për të bërë figurë edhe në një ngjarje të tillë. Me veshje të tilla një ftesë do ta meritonim, apo jo ?

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvend, betohet deputeti i PS-së, Spartak Braho
Artikulli tjetërThaçi takon Cipras, kërkon mbështetje për liberalizim të vizave