UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – I shqetësuar për të treguar se ka reaguar pas skandalit të “Cambridge Analytica”, Facebook theksoi se kishte pezulluar rreth 200 aplikime në platformën e e tij në kuadër të një hetimi për mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve.
“Procesi i hetimit ka arritur në pikën më të thellë”, theksoi Ime Archibong, zëvendëspresidenti i partneritetit të produkteve te Facebook, në një komunikatë.
“Ne kemi ekipe të mëdha të brendshme dhe të jashtme ekpertësh që po punojnë fort për të shqyrtuar këto aplikime sa më shpejt të jetë e mundur. Deri tani, mijëra aplikime janë analizuar dhe rreth 200 janë pezulluar, në pritje të një hetimi të plotë për të përcaktuar nëse ata kanë përvetësuar realisht të dhëna”, theksoi Archibong.
Hetimi u ndërmor pas skandalit të “Cambridge Analytica”.
Kjo firmë britanike u akuzua për mbledhjen dhe shfrytëzimin e të dhënave të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook për qëllime politike nëpërmjet një aplikacioni të testeve psikologjike, quajtur “thisisyourdigitallife”, propozuar në rrjetin social ashtu si shumë aplikacione të tjera të jashtme në të cilat mund të hysh nëpërmjet llogarisë në Facebook./
/ec/ a.jor.























