Ballina Lajme nga Vendi

Neymar: Jam i fokusuar tek Botërori

TIRANË, 14 Maj/ATSH/ -Presidenti i PSG, Naser-Al Khelaifi deklaroi përpara kamerave se Neymar do të qëndrojë tek parizienët dhe se nuk asnjë lloj mundësie që ai të largohet në fund të sezonit. Fjalët e numrit një të klubit patën dhe mbështetjen e agjentit të sulmuesit brazilian, i cili deklaroi se zërat rreth së ardhmes të klientit të tij janë thjeshtë dhe vetëm spekullime të mediave spanjolle.

Ndërkohë vetë Neymar, i cili mori çmimin si futbollisti më i mirë në kampionatin francez, i akorduar nga unoni i lojtarve profesionist në Francë, ishte i qartë në përgjigjen e tij.

Ylli i klubit parizien i’u përgjigj interesit të gazetarve në lidhje me interesimin që ka Reali i Madridit apo së fundmi edhe Manchester United që është përfshirë në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Në fjalën e tij,braziliani tha se të gjithë e dinë arsyen se përse ai u transferua tek Parisi dhe objektivat që kërkon të arrijë me këtë skuadër.

Neymar ndër të tjera deklaroi së fokusi i tij për momentin është suksesi në Botëror dhe përsa i përket së ardhmes nuk dëshiron të flasë, madje 26-vjeçari tha se ndihet i lodhur nga kaq shumë aludime që hidhen rreth së ardhmes së tij.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpalletti: Inter beson ende tek Champions
Artikulli tjetërRita Ora i bashkohet nismës më të re të UEFA-s