Spalletti: Inter beson ende tek Champions

TIRANË, 14 Maj/ATSH/ -Barazimi 2-2 i Crotones ndaj Lazio-s bën që Interi të jetë sërish në garë për një biletë në Champions League. Të dielën e ardhshme në Olimpico kundër Lazio-s Interi do të luajë ndeshjen e vitit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti në një intervistë të dhënë deklaroi se nuk e ka parë ndeshjen, vetëm në momentin kur ka hapur radion ka marrë vesh rezultatin. Tashmë në rradhët e skuadrës trishtimi për momentin është larguar bashkë me polemikat dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse në sfidën e fundit Interi të japë më të mirën.

Spalletti nuk harron të falenderojë edhe kapitenin e zikaltërve, Mauro Icardi i cili me golat e tij ka mbajtur gjallë ekipin përgjatë sezonit, teksa me bindje të plotë u shpreh se të gjithë futbollistët duan që të arrinë kualifkimin për në Ligën e Kampionëve. U duk sikur shpresat e klubit nga Milano u shuan pas disfatës kundër Sassuolos, por në fakt edhe pse ndoshta me pak fat nuk ndodhi kështu. Ata janë sërish aty. Suksesi është i vetmi rezultat që do të shpëtonte një sezon të tërë. Ndaj Lazios Interi do të luajë ndeshjen e vitit.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.