ATHINË, 14 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Buxheti i Greqisë arriti një suficit primar prej 2,334 miliardë eurosh në periudhën janar-prill të këtij viti, duke u rritur me 374 milionë euro në raport me suficitin primar të vitit 2017, që ishte 1,726 miliardë euro.
Shpenzimet në buxhetin e shtetit ishin 15,322 miliardë euro në periudhën janar-prill, me një rënie prej 751 milionë eurosh nga parashikimet.
Për sa i përket shpenzimeve buxhetore për të njëjtën periudhë me një vit më parë ato ishin më pak se 1,120 miliardë euro. /G.S/













