Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e dielë 13 maj 2018

TIRANE, 13 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa  pjesën veriore të vendit  reshjet e shiut do të jenë mesatar në formën e shtrëngatave, stuhive dhe breshërit lokal.

Baza e reve të ulta do të jetë 500 metra. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim –Juglindje 1-15m/sek. Deti parashikohet të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.8 metra. Shikimi 2-20km. Mjegulline për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                12/22

Vendet e Ulta                 15/25

Vendet Bregdetare         16/22  /e.malaj/ /a.g/        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/05/2018
Artikulli tjetërKalaja e Beratit, 27,468 turistë në katër muajt e parë të 2018