ROME, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Prokura Kombëtare dhe ajo Antimafia janë duke ndërmarrë një operacion të gjerë përsa i përket terrorizmit xhihadist.
Operazioni, i zhvilluar ne bashkëpunim me Policinë Financiare, ka çuar në arrestimin e 14 personave, të cilët akuzohen me dyshimin për mbështetje dhe suport të terroristëve me bazë në Siri.
Të dyja policitë kanë bërë më shumë se 20 kontrolle në të gjithë Italinë.
Detajet e operacionit do të bëhen të ditura për publikun në një konferencë për shtyp, ku do të jetë i pranishëm Prokurori Antimafia, Federico Cafiero de Raho./ /os/ a.jor.























