Ballina Kulturë

“Gomari i Babatasit”, ironia e At Gjergj Fishtës në Teatrin Kombëtar

TIRANE,10 Maj /ATSH/ – Aktorët e teatrit ‘Migjeni sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar veprën klasike të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit”.

Pas suksesit në Shkodër,  “Gomari i Babatasit” vjen për publikun kryeqytetas si një perspektivë bashkëkohore nën kurimin dramaturgjik të Stefan Çapalikut dhe me regjinë e Altin Bashës.

Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për politikanët, deputetët dhe zyrtarët është më i mprehtë se kurrë.

Shfaqja do të vij për publikun në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet sezoni turistik në Gjirokastër
Artikulli tjetërBisedime me farmacistët për kontratat, rimbursimi vijon normalisht