MANÇESTER, 9 maj /ATSH-AFP/ – Trajneri i Manchester United, Hose Murinho u shpreh optimist për përmirësimin e Alex Ferguson, katër ditë pas operacionit në tru të ish-trajnerit të djajve të kuq, pas një hemorragjie cerebrale.
“Ne jemi optimist. Klubi është pozitiv, shumë pozitiv”, theksoi tekniku në një konferencë shtypi.
Sipas shtypit britanik, trajneri historik i Manchester United kishte arritur të bisedonte me familjen e tij duke treguar gjithashtu shenja inkurajuese të përmirësimit.
Alex Ferguson ka fituar 38 trofe përgjatë 28 viteve (1986-2013) në drejtimin e ManU, mes të cilëve 13 tituj kampion të Anglisë dhe dy Liga Kampione (1999, 2008)./ /ec/ a.jor.













