Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Murinho optimist për përmirësimin e Ferguson

MANÇESTER, 9 maj /ATSH-AFP/ – Trajneri i Manchester United, Hose Murinho u shpreh optimist për përmirësimin e Alex Ferguson, katër ditë pas operacionit në tru të ish-trajnerit të djajve të kuq, pas një hemorragjie cerebrale.

“Ne jemi optimist. Klubi është pozitiv, shumë pozitiv”, theksoi tekniku në një konferencë shtypi.

Sipas shtypit britanik, trajneri historik i Manchester United kishte arritur të bisedonte me familjen e tij duke treguar gjithashtu shenja inkurajuese të përmirësimit.

Alex Ferguson ka fituar 38 trofe përgjatë 28 viteve (1986-2013) në drejtimin e ManU, mes të cilëve 13 tituj kampion të Anglisë dhe dy Liga Kampione (1999, 2008)./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version