Ballina Bota

FUTBOLL – Iniesta nuk do të luajë me Chongqingun

PEKIN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Andres Iniesta nuk do t’i bashkohet Chongqing Lifan, u shpreh ekipi kinez i futbollit duke u dhënë fund zërave që qarkullonin prej javësh rreth kapitenit të Barças.

Lojtari  njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga ekipi i tij i zemrës me synimin për të vijuar karrierën në Kinë, si shumë futbollistë europianë apo amerikano-jugorë.

Por, në një deklatarë të publikuar të hënën në mbrëmje, ekipi i metropolit gjigant të Chongqingut, i paraqitur si destinacioni më i mundshëm i Iniestas, u shpreh se nuk do ta merrte lojtarin.

Përpara Chongqing, një tjetër ekip kinez, Tianjin Quanjian, kishte përjashtuar gjithashtu mundësinë për të blerë heroin e ekipit katalanas./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 mijë të rinj në grykderdhjen e Bunës për “betejën” me plehrat
Artikulli tjetërIRAK – Bombardime të reja turke kundër kurdëve në veri të vendit