Ballina Bota

FRANCË – EANA përshëndet përparimet për të drejtën e autorit

PARIS, 7 maj /ATSH-AFP/ – Shoqata e Agjencive Europiane të Medias (EANA) përshëndeti sot propozimin për miratimin në BE të një “të drejte” të ngjashme me të drejtën e autorit, që do të mundësonte për edituesit e shtypit, përfshirë agjencitë të paguheshin nga gjigantët e internetit.

EANA ka miratuar, në një komunikatë, qëndrimin e shprehur nga raportuesi i komisionit për çështjet juridike të Parlamentit Europian, Axel Voss, në kuadër të diskutimeve brenda BE-së për rishikimin e direktivave për të drejtën e autorit.

Vendosja e një “të drejte” në favor të edituesve të shtypit bën pjesë në masat e parashikuara në kuadër të rishikimit të direktivave për të drejtën e autorit, por pas një viti e gjysmë diskutime mes 28 vendeve të BE-së nuk është rënë ende dakord.

Takimi i ardhshëm i përfaqësuesve të shteteve anëtare është parashikuar më 16 maj në Bruksel në përpjekje të gjetjes së një kompromisi./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel optimiste për gjetjen e zgjidhjeve me Macron për reformimin e zonës euro
Artikulli tjetërDestinacione të reja fluturimi, Keri për ATSH-në: Rritje në ekonomi dhe turizëm