Destinacione të reja fluturimi, Keri për ATSH-në: Rritje në ekonomi dhe turizëm

AAC miraton 10 destinacione të reja fluturimi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt vendeve skandinave dhe europiane. Rritet me 20% fluksi i pasagjerëve 

Destinacione të reja fluturimi, Keri për ATSH-në: Rritje në ekonomi dhe turizëm

Destinacione të reja fluturimi, Keri për ATSH-në: Rritje në ekonomi dhe turizëmhttps://ata.gov.al/2018/05/07/destinacione-te-reja-fluturimi-keri-per-atsh-ne-rritje-ne-ekonomi-dhe-turizem/Drejtoi i Aviacionit Civil tha në një intervistë për ATSH se, arritjet e kësaj industrie janë një indikator shumë i mirë për ekonominë e vendit dhe aviacionin, pasi tregon se strategjia e qeverisë për promovimin e turizmit shqiptar, ka funksionuar e po vijon të funksionojë dhe e përkthyer në shifra, theksoi ai, "ne mendojmë se edhe këtë vit do të jemi me mbi 20 % më shumë pasagjer se në vitin 2017".

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 07.05.2018

TIRANË, 7 maj /ATSH/- Krislen Keri Drejtori i Aviacionit Civil shqiptar, (AAC) deklaroi se,  viti 2018 do të jetë një surprizë për Aviacionin Civil Shqiptar, pasi kemi kërkesa dhe kemi miratuar tashmë më shumë se 10 destinacione të reja fluturimi, të tipit charter turistik, kryesisht në vendet skandinave, Suedi, Norvegji, Finlandë, ndërsa ka kërkesa të shtuara për sa i takon numrit të fluturime charter edhe në vendet e Europës si Çeki, Poloni etj., që janë një indikator pozitiv në rritjen e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Në një intervistë për ATSH-në, Drejtori i Aviacionit Civil shqiptar Krislen Keri tha se gjatë vitit 2016, impakti i industrisë aeroportuale në ekonominë e vendit shënoi vlerën e 275 milionë eurove dhe numri i të punësuarve në këtë sektor u rrit në 23 mijë vetë.

“Shtimi i mbi 10 destinacione të reja fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt vendeve të tjera, do të sjellë rritje të fluksit të turistëve të huaj në vendin tonë dhe një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e Shqipërisë”, – theksoi ai.

Drejtoi i Aviacionit Civil shpjegon se, arritjet e kësaj industrie janë një indikator shumë i mirë për ekonominë e vendit dhe aviacionin, pasi tregon se strategjia e qeverisë për promovimin e turizmit shqiptar, ka funksionuar e po vijon të funksionojë dhe e përkthyer në shifra, theksoi ai, “… ne mendojmë se edhe këtë vit do të jemi me mbi 20 % më shumë pasagjerë se në vitin 2017”.

Sipas tij, të dhënat e studimit të fundit, mbi impaktin e aeroportit në ekonominë e vendit, tregojnë se ky sektor dha në 2016, një kontribut prej 275 milionë euro, ose 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shtimi linjave të reja diktoi uljen e çmimeve të biletave që mundësuan lëvizjen e qytetetarëve për të udhëtuar.

Ky diversitet zhvillimi, theksoi ai, është meritë e vizionit të ri të ekonomisë së vendit dhe sektorëve të lidhur me të, siç është aviacioni, turizmi, apo gjithçka tjetër.

Hapsirat e reja që po merr kjo industri në vendn tonë, janë bazë e zhvillimi të ri për më shumë turistë në Shqipëri, të ardhura ekonomike dhe punësim, u shpreh Keri.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kërkesën për këto linja, të cilat do të funksionojnë gjatë gjithë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë ndikim të madh në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter:

  1. Helsinki-Tiranë. Fluturim në periudhën 11 maj – 28 shtator.
  2. Kopenhagen-Tiranë. Fluturim në periudhën 2 qershor- 18 gusht.
  3. Budapest-Tiranë.
  4. Moskë-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator.
  5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor.
  6. Goteborg-Tiranë. Fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor.
  7. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatëick. Periudha e fluturimit nga qershori deri në shtator.

Destinacionet e reja skedule:

  1. Tel-Aviv-Tiranë. Periudha e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor.
  2. Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 prill deri në 27 tetor. /e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.