Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/5/2018

PHENIAN – Koreja e Veriut ndryshon orën me 30 minuta që të jetë në të njëjtën orë me Korenë e Jugut.

TREVES (Gjermani) – Dita e dytë e festimeve që shënojnë 200-vjetorin e lindjes së Karl Marx.

MOSKË – Opozitari rus, Aleksei Navalni ka bërë thirrje për manifestime në të gjithë Rusinë dy ditë nga betimi i Vladimir Putin për një mandat të katërt.

GLASGOU – Manifestime për pavarësinë e Skocisë.

BERLIN – Carles Puigdemont takohet me deputetët e tij për të vendosur mbi një kandidm të ri ose jo për presidencën e Katalonjës.

CLEVELAND – Donald Trump shkon në Ohajo, ku do të shprehet për reformën e tij fiskale.

LOS ANXHELES – NASA lëshon sondën e saj “InSight” që do të mbërrijë në Mars për gjashtë muaj. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e shtunë 5 maj 2018
Artikulli tjetërMJEKËSI – Bie teoria e skadencës së ilaçeve?