Ballina Lifestyle

Dua Lipa në hapjen e ‘Champions League’

TIRANË, 3 maj /ATSH/ – Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të bëjë hapjen e natës finale të ‘Champions League’.

Lajmi është dhënë pas publikimit të një videoje promovuese të finales së Champions në të cilën Dua shihet në errësirë dhe në sfond dëgjohen tingujt e këngës ‘New Rules’.

Miliarda njerëz të cilët me padurim presin që të filloj ndeshja Liverpool-Real Madrid në Kiev të Ukrainës, do të kenë rastin të shohin fillimisht performancën e këngëtares shqiptare, e cila është aktualisht ndër këngëtaret më të dëgjuara në botë.

Së fundi Dua Lipa ka publikuar këngën “One kiss” me DJ-in e mirënjohur Calvin Harris, që ka marrë miliona klikime në pak ditë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Italia braktis idenë e një koalicioni mes L5Y dhe PD-së
Artikulli tjetërSHBA – New York Times regjistron 139 000 abonentë të rinj në tremujorin e parë 2018