LONDËR, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Skandali i mohimit të të drejtave të emigrantëve historikë të ish-kolonive, të quajtura ”Windrush Generation”, që i kushtoi lënien e detyrës ministres së Brendshme, Amber Rudd, vuri sërish në vështirësi Ministrinë e Brendshme britanike.
Ishte gazeta ”Financial Times” ajo që denoncoi rastin si të përshpejtuar dhe të pamatur dëbimin e 7 000 studentëve ekstrakomunitarë, me viza qëndrimi, pasi kanë qenë të dyshuar përsa i përket njohjes së gjuhës si kusht për t’u regjistruar në universitetet e Britanisë së Madhe.
Kjo gazetë vë në dijeni se kjo strategji ishte ideuar nga kryeministria Tereza May, në vitet kur ajo ishte ministre e Brendshme.
Ishte pikërisht ajo që urdhëroi hetimin mbi testet, në vitin 2014, mbi kompaninë që kishte në zotërim shërbimin online, pas disa denoncimeve gazetareske mbi truket e përdorura nga disa kandidatë.
Pati dyshime për rreth 30 000 të rinj, ndërkohë që ministria mori masa për refuzimin e vizave për 7 000 të tillë.
”Problemi ështe mënyra e verifikimit e përdorur që ka rezultuar me falimentim në 20% të rasteve”, thekson ”Financial Times”./ /os/ a.jor.