Lamtumirë thinja me këto ushqime

TIRANE,2 Maj /ATSH/ – Thinjat nuk janë të mirëpritura sidomos nga femrat. Në ndihmë që të ruajmë ngjyrën natyrale të flokëve na vijnë disa ushqime.

Disa ushqime që duhet ti konsumojmë sa më parë janë:

Pula

Nivelet e ulta të vitaminës B12 mund të çojnë në lodhje dhe flokë të thatë. Kjo gjë nxit thinje të parakohshme. Mund ta mbani lart nivelin e vitaminës B12 duke konsumuar më tepër vezë, djathë, qumësht dhe pulë.

Soja

Njihet për aftësinë që ka në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe rrjedhimisht thinjen. Përmban magnez si dhe vitamina A dhe B, që janë të mira për të ruajtur ngjyrën e flokut. Bëjeni pjesë të dietës suaj ditore.

Vaj kokosi

Masazhimi i kokës me vaj kokosi të përzier me vaj bajameje në sasi të barabartë është një nga kurat më të mira për thinjat.

Jod

Ushqimet e pasura me jod do ju ndihmojnë të ruani ngjyrën e flokut. Mënyra më e mirë për të rritur sasinë e jodit në dietën tuaj është të hani më shumë fruta deti dhe peshk.

Mjaltë dhe karota

Një trajtim i mirë për thinjat është edhe konsumimi i pijes apo lëngut të karotës me mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret rregullisht çdo ditë, pasi njihet për efektivitetin që ka në parandalimin e thinjave./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.