Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Pista Olimpike e Fluturimeve, nga më të bukurat dhe të veçantat në botë

TIRANË, 2 maj/ATSH-Maela Marini/ – Pista Olimpike e Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, në Himarë është cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë.

“Mediterranean Heart”, ndër investimet e fundit të qeverisë shqiptare në Himarë, vjen përmes këtij seti fotografik edhe si atraksioni më i ri turistik në qytetin jugor.

“Së bashku me arkitektët tanë u kujdesëm të projektonim dhe ndërtonim jo vetëm një “Ballkon Panoramik” të rivierës shqiptare, por edhe një Pistë Olimpike të Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, e cila padyshim është cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë”, thuhet në faqen zyrtare të bashkisë Himarë. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OBSH: Nëntë në 10 persona thithin ajër të ndotur
Artikulli tjetërGjyqtari i Kushtetueses në sitën e Vetting-ut