TIRANE, 30 Prill /ATSH/ – Mes modeleve të këpucëve që duhet të investoni këtë pranverë janë sigurisht dhe ato: këpucët mokasine.
Praktike, të lehta, janë në fakt një alternativë ideale e sandaleve me taka, dhe mund të zgjidhin çfarëdolloj problemi me paraqitjen tuaj.
Kombinohen mjaft mirë me xhinse, pantallona, apo edhe fustane e funde. Mjaft të çmuara për gardërobën. Nëse do guxojmë pak me kombinimet mokasinet mund ti veshim nga mëngjesi në darkë.
Variantet e këtyre këpucëve janë të shumta për këtë sezon, nga mokasinat në lëkurë ose kamosh,tek mokasinet metalike dhe të qëndisura deri tek ato për raste pak më të veçanta të stolisura me detaje femërore dhe me ngjyra.
Në treg ekzistojnë modele të të gjitha llojeve, shfletoni galerinë me disa modele interesante dhe zbuloni cilat i përshtaten stilit tuaj./a.a/ /a.g/

































