Të rinjtë shqiptarë, mundësi për të përjetuar nga afër Europën me bursat Eurocamp

TIRANË, 30 prill/ATSH/-Rreth 70 të rinj nga më shumë se 30 vende europiane do të kenë mundësi të përjetojnë nga afër Europën, në Gjermani më konkretisht në Sangerhausen.

Falë bursave “Eurocamp” do t’u jepet kjo mundësi ndërsa ftohen të rinj nga më shumë se 30 vende europiane nga mosha 18 deri në 25 vjeç për të marrë pjesë në Saksoni-Anhalt.

Eurocamp do të zhvillohet nga data 13 deri 27 korrik 2018 ndërsa  afati i fundit i aplikimeve është data 11 qershor. Kjo mundësi për të rinjtë është bërë publike nga ana e Ambasadës Gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare. z.tosku /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.