Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/4/2018

TIRANË – Patriarku rus ortodoks, Kirill pritet nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri, Edi Rama.

BON – Bisedime për të zhvilluar Marrëveshjen e Parisit mbi Klimën.

TAÇKENT (Uzbekistan) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është për vizitë në Uzbekistan ku do të takohet me homologun e tij uzbek, Çvakat Mizrzioiev, si dhe shumë sipërmarrës.

UASHINGTON – Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump.

AMAN – Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përfundon në Jordani turin e tij të Lindjes së Mesme, pas zhvillimit të takimeve gjatë fundjavës në Arabi Saudite dhe Izrael.

ABU DABI – Vizitë dy ditore e kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

KAJRO – Zhvillohet festivali i parë i sporteve ajrore në Egjipt në zonën e piramidave të Gizës. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 30 prill 2018
Artikulli tjetërSELANIK – Takim i ri Kotzias-Dimitrov për emrin