Ballina Aktualitet

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare

TIRANË, 27 prill/ATSH/.- Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, ku pritet një raportim mbi performancën e qeverisë.

Asambleja do të çelë punimet me fjalën e Kryetarit të Partisë Socialiste, Kryeministrit Edi Rama, për të vijuar me një raportim të Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.

Pjesë e axhendës së mbledhjes së nesërme do të jetë edhe udhëzimi për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.

Në mbledhjen e Asamblesë do të jepet po ashtu informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore, si dhe mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është vendimi për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çelur negociatat
Artikulli tjetërFOTO/ Pastrimi i monumenteve të kulturës në funksion të sezonit të ri turistik