Ballina Kosova

Deputetja e Listës Serbe: Tema e të pagjeturve është politizuar

PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/ – Në seancën që Kuvendi i Kosovës po mban për ditën e të pagjeturve, është zhvilluar një debat mes deputetes nga Lista Serbe, Jasmina Zivkovic dhe deputetes nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Deputetja Zivkovic tha se, kjo temë po bëhet më shumë politike, në vend që të orientohet nga njerëzorja.

Ajo tha se rezoluta e përgatitur për këtë seancë është e njëanshme.

Ndaj kësaj, reagoi Balaj-Halimaj duke thënë se, “çështja e të pagjeturve nuk është politikë, por historia mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës”.

“Këtu nuk ka politikë, këtu ka histori, Kosova është ndërtuar mbi një histori të madhe dhe shumë të dhimbshme. Ju po mundoheni t’i barazoni viktimat dhe mos u viktimizoni se nuk janë të njëjta. Nëse jeni vërtetë të interesuar të punoni në këtë temë atëherë edhe ju si Listë Serbe ushtroni presion tek institucionet tuaja në Beograd që të na ndihmojnë dhe bashkë t’i gjejmë këta persona”, theksoi Halimaj. /KosovaPress//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Kim Jong Un: E kaluara e errët nuk do të përsëritet
Artikulli tjetërShqipëri-Greqi, memorandum bashkëpunimi në shëndetësi