Ballina Bota

MAQEDONI – Zaev riformaton kabinetin qeveritar

SHKUP, 25 prill /ATSH-MIA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi se do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Pas 1 Majit, ai do të bëjë të ditur ndryshimet në përbërjen e qeverisë si edhe ndryshime në pozicionet e drejtorive në institucione të caktuara.

“Vijojnë bisedimet dhe negociatat. Pas festës së 1 Majit planifikoj të dal me informimin e opinionit dhe të Parlamentit për gjithçka që do të paraqesë ndryshime në përbërjen qeveritare dhe ndryshime të vendeve të drejtorëve në institucione të caktuara”, deklaroi Zaev, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për Programin Vjetor për Punësim./  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis ndërtimi i Parkut Ujor në Mitrovicë, vlera mbi 7 milionë euro
Artikulli tjetër75 shkolla në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen rikonstruksionit