Ballina Bota

FRANCË – WhatsApp rrit moshën e përdorimit në BE

PARIS, 25 prill /ATSH-AFP/ – Aplikacioni i mesazheve ”WhatsApp” rriti moshën minimale të përdorimit në Bashkimin Europian në 16 vjeç, krahasuar me 13 vjeç që ishte deri më tani, në përputhje me legjislacionin e ri europian për mbrojtjen e të dhënave personale (RGPD).

Mosha minimale do të vijojë të mbetet 13 vjeç jashtë shteteve të Bashkimit Europian.

Në një postim të bërë ”WhatsApp” e lidh këtë vendim me hyrjen në fuqi së shpejti, më 25 maj, të rregullores europiane për mbrojtjen e të dhënave personale (RGPD), e vlefshme për të gjithë shtetasit europianë.

RGPD përcakton 16 vjeç moshën, kur një i mitur mund të japë në mënyrë të përgjegjshme pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave me karakter personal dhe të ketë akses në shërbime që kërkojnë të dhëna personale të tilla si aplikacioni ”WhatsApp”.

Muajin e ardhshëm, Bashkimi Europian do të përditësojë ligjet e privacisë për të kërkuar më tepër transparencë rreth mënyrës se si të dhënat e përdoruesve përdoren on line në internet.

”WhatsApp përditëson kushtet e përdorimit dhe politikat e privacisë atje ku RGPD-ja hyn në fuqi”, specifikoi aplikacioni.

Në mesin e përditësimeve të tjera, WhatsApp deklaroi se ka krijuar një njësi brenda Bashkimit Europian për të ofruar shërbime në përputhje me standartet e reja strikte të transparencës, që lidhen me mënyrën e ruajtjes së konfidencialitet të përdoruesve të tij.
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë luftojmë me forcë antivlerat sociale
Artikulli tjetër“Skënderbeu” dhe delegacioni i komunave arbëreshe i ‘pushtojnë’ zyrën Veliajt