Ballina SPORT

SPORT- Liverpool drejt finales së Ligës së Kampionëve, “shkatërron” Romën 5 me 2

TIRANË, 24 prill/ATSH/ – I kanë mjaftuar 36 minuta ekipit të Liverpool për të kaluar në avantazh ndaj ekipit të Romës, gol i cili nuk ishte i fundit në këtë takim.

Ndeshja ka përfunduar në shifrar 5 me 2 në favor të ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp dhe protagonist i takimit ishte një “ex” i ekipit të Romës, egjiptian Mohamed Salah, i cili me anë të një goli të mrekullueshëm ndëshkoi ekipin e Romës, duke mos gëzuar për golin.

E ndërsa koha e rregullt e pjesës së parë ishte pranë përfundimit, ka qenë sërish egjiptiani që i gjendur përballë ndaj Alisson Becker nuk ka falur duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.

Gjatë pjesës së dytë, Liverpool ka shkatërruar ekipin e Romës duke i shënuar asaj edhe tre gola të tjerë, të cilët kishin si autorë brazilianin Firminho që shënoi 2 gola dhe Sadio Mane, duke e thelluar rezultatin në 5 me 0.

Edhe pse në disavantazhin e 5 golave, ekipi i Romës ka arritur të reagojë duke shënuar dy herë në rrjetën e Liverpool, të cilët kanë si autorë sulmuesin boshnjak Edin Dzeko dhe Diego Perotti.

Rezultati final i ndeshjes është mbyllur në 5 me 2 dhe është mjaftë e vështirë të thuhet se një mrekulli tjetër e Romës mund të ndodhë në stadiumin “Olimpiko” ku do të luhet edhe ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPAKISTAN – Të paktën gjashtë policë të vrarë pas një atentati të trefishtë kamikaz
Artikulli tjetërVlahutin: Komisioni Europian mendon se Shqipëria është gati të hapë bisedimet për anëtarësim