PARIS, 24 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 500 ekspertë dhe 80 ministra nga 72 vende do të diskutojnë nesër dhe pasnesër në Paris kundër financimit të terrorizmit ndërkombëtar, në veçanti atij të grupit Shteti Islamik (ISIS) dhe Al Kaedës si dhe mbi mënyrat për ta penguar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte njoftuar zhvillimin e kësaj konference me temë “No money for terror – Konferencë e luftës kundër financimit të ISIS-it dhe Al Kaedas”, gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të Francës të mbledhur në Paris në fund të gushtit.
Punimet e kësaj konference, që do të zhvillohet në ambientet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), do të mbahen me dyer të mbyllura, me përjashtim të një fjalimi përfundimtar të Macron, të enjten.
“Fitorja ushtarake kundër kalifatit është një sukses i rëndësishëm. Por, kjo nuk na mbron kundër një rikrijimi të ISIS-it”, komentoi sot Elizeja./ /G.S/ a.jor.























