Ballina Lajme nga Vendi

Bashkia e Tiranës pastron mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

TIRANË, 23 prill/ATSH/-Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit ” deri te “Ura Institutit”.

 Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura ,Forcat e Armatosura ,DPN2 , DPN3 dhe AlkoImpex ,kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.

 Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e tij.

 Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me boulders (konturim me gurë të mëdhenj) në pjesën tjetër, jo vetëm që e ka sistemuar lumin në shtratin e vet duke mbrojtur banesat, por i ka dhënë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBELGJIKË – I dyshuari për konfrontim me policinë dënohet me 20 vite burg
Artikulli tjetërFigura shumëdimensionale e Skënderbeut, në telajot e Gjovalin Pacit