Ballina Bota

AFGANISTAN – Talebanët vrasin 17 forca të sigurisë

KABUL, 23 prill /ATSH-DPA/ – Tre sulme në dy rajone të provincës perëndimore të Afganistanit, Badghis, shkaktuan sot në mëngjes vdekjen e 17 forcave të sigurisë, njoftoi një zyrtar i provincës.

Tre policë afganë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin e parë në një sulm të parë të zhvilluar nga talebanët.

Forcat e policisë u detyruan të tërhiqen, pasi nuk ishin në gjendje të vazhdonin luftimet ndaj këtij sulmi taleban dhe përforcimet nuk mbërritën dot.

Në sulmin e dytë në të njëjtin rajon të kësaj province u vranë tre policë dhe katër të tjerë u plagosën.

Luftimet filluan në mesnatë dhe vazhduan deri në orën 04:30.

Një sulm i tretë ndodhi në një tjetër rajon të kësaj province kundër një pike kontrolli të ushtrisë kombëtare afgane ku u vranë 11 ushtarë dhe shumë të tjerë u plagosën./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë mirat shëndetësore nuk kushtojnë, duhet vetëm të buzëqeshni
Artikulli tjetërHapja e negociatave, fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh