Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/4/2018

PEKIN (Kinë) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (OCS : Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Uzbekistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kirgizstan).

LONDËR (Britani e Madhe) – Mbretëresha Elizabeth II feston 92-vjetorin.

OSTRITZ (Gjermani) – Dita e dytë e njëfestivali që pritet të mbledhë qindra apo dhe mijëra neonazistë me rastin e ditëlindjes së Hitlerit. Kundërmanifestime janë parashikuar.

BACKAKRA (Suedi) – Takim informal i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

HUSTON (SHBA) – Ceremonia e varrimit e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, e cila vdiq të martën në moshën 92-vjeçare.

ANTANANARIVO (Madagaskar) – Manifestim i opozitës për të denoncuar ligjet e reja zgjedhore shumë të kundërshtuara.

KARAKAS (Venezuelë) – Fillimi i fushatës zyrtare për zgjedhjet presidenciale të 20 majit./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e shtunë 21 prill 2018
Artikulli tjetërKisha Katolike i bashkohet revolucionit të gjelbër në kryeqytet