Ballina Bota

KUBË – Miguel Diaz-Canel zgjidhet president

HAVANË, 19 prill /ATSH-AFP/ – Numri dy i ekzekutivit kuban, Miguel Diaz-Canel u zgjodh për të pasuar presidentin në ikje, Raul Castro, i cili i dha fund pas gjashtë dekadash në pushtet vëllezërve Castro në ishull, njoftuan sot mediat.

I zgjedhur si i vetmi kandidat, Miguel Diaz-Canel, 57 vjeç, u konfirmuar, ashtu si pritej, nga deputetët për një mandat të rinovueshëm pesëvjeçar, me 603 vota pro, rreth 99,83% të votave, njoftoi portali zyrtar në internet “Cubadebate”./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Tiranë, vetëm në tre ditë u depozituan 276 m3 mbeturina në Landfillin e Sharrës
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel: Aleanca me SHBA-në një thesar i madh