Ballina Bota

FRANCË – Mbyllja e centralit bërthamor të Fessenheimit e pakthyeshme

PARIS, 12 prill /ATSH-AFP/ – Mbyllja e centralit bërthamor të Fessenheimit, në kufirin me  Gjermaninë dhe Zvicrën është i pakthyeshëm, rikonfirmoi sot sekretari i Shtetit për Mjedisin, Sebastien Lecornu, pa përcaktuar datë.

Centrali më i vjetër francez, i cili u fut në punë në vitin 1977 dhe mjaft i kritikuar për shkak të amortizimit, pritet normalisht të mbyllet në fund të vitit, përpara vënies në punë të centralit të ri të Flamanvillet.

”Mbyllja e Fessenheimit në momentin e futjes në punë të reaktorit EPR të Flamanvillet është një fakt i pakthyeshëm”, u shpreh për ”France Inter” Lecornu, i cili do të udhëtojë sot në lindje të Francës për të zhvilluar takime për të ardhmen e punonjësve dhe nënkontraktorëve të Fessenheimit.

Për momentin, futja në punë e reaktorit të gjeneratës së tretë është parashikuar në fund të vitit për shfrytëzimin në planin tregtar në vitin 2019, por EDF-ja njoftoi të martën mungesa për plotësimin e nevojave të konsumatorit, gjë që kërcënon një tjetër vonesë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNIM – Izraeli dhe Polonia përkujtojnë Holokaustin
Artikulli tjetërKosova, përparime në rrugën drejt integrimit europian